Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbërriti në Tel Aviv mëngjesin e kësaj të marte, ku pas takimit me homologun izraelit Isaac Herzog në Jerusalem, takoi dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Macron shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e Francës për Izraelin në luftën kundër terrorizmit.
Ai nënvizoi se i njëjti koalicion ndërkombëtar që ka luftuar grupin e Shtetit Islamik që nga viti 2014 mund të “luftojë” edhe kundër Hamasit.
“Izraeli nuk është i vetëm… Franca është gati që koalicioni që po lufton në Irak dhe Siri kundër IS-it, të luftojë edhe kundër Hamasit”, tha Macron.
Macron paralajmëron gjithashtu grupin militant Hezbollah dhe Iranin kundër hapjes së një fronti të ri në kufirin verior të Izraelit.
Përshkallëzimi i mëtejshëm në veri do të “hapte derën për një zjarr rajonal nga i cili çdo palë do të humbiste”, tha ai.
Ndërkohë që edhe më herët gjatë takimit me presidentin izraelit, Macron u shpreh se fushata ushtarake e Izraelit në Gaza duhet të zhvillohet pa e “zgjeruar këtë konflikt”.
Në vijim Macron pritet të zhvillojë takime me ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz dhe liderin kryesor të opozitës Yair Lapid.
Sipas Presidencës franceze, Macron do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…