KRYESORE

Minishengeni, Rama: Kush thotë se është projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë paralele

“Nëse mundësojmë lëvizjen e lirë, GDP mund të rritet në 6,7% në rritje. Pse duhet ne t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme, duke ndenjur secili brenda hapësirës së vetë të vogël?

Ne duhet të bëjmë çmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur që është marramendëse. Ne nuk kemi pse të presim që integrimin e rajonit nga pikëpamja e të katër lirive të Europës ta bëjmë pasi të kemi hyrë në BE, por duhet ta bëjmë tani”.

Kështu u shpreh Rama nga Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili po mbahet në Shkup. Më tej, ai theksoi se nisma nuk është ekskluzive për 3 shtete, por se të mirëpritur janë të gjithë.

“Kjo nuk është një nismë ekskluzive e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por është një nismë e hapur për të gjithë. Cilido është i mirëpritur të na bashkohet, por ne nuk mund të presim konsensus për t’u takuar. Çohet njëri e thotë unë vë veton dhe ju nuk mund të nënshkruani këtë apo atë. Ne nuk kemi luksin të humbasim kohë, pasi kemi humbur shekuj. Ne nuk mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftuan për sulltanin.

Kush thotë se është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, se Serbia do të na marrë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politik në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. E treta, harron se po të nisemi kështu edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse kjo është e vërtetë, kjo është një Jugosllavi e vogël. Kjo nuk është e vërtetë, pasi është një hapësirë që jeton me vlerat e BE”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

10 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

13 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

14 orë ago