BREAKING NEWS

Ministri grek kërcënon Turqinë: Përgjigjemi ushtarakisht nëse kalon vijën e kuqe

Pavarësisht solidarizimit për tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje 3- ditor mes Turqisë dhe Greqisë, duket se dy vendet do rifillojnë tensionet.

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka deklaruar se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë, atëhere përgjigjia do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demiltarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cënon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj.

Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenaret dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’, tha ai.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe. Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogan ka dërguar 2 mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarraj kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian Khalifa Haftar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago