Udhëheqësit ndërkombëtarë duhet të përgatiten që lufta në Ukrainë të zgjasë dhe të marrin në konsideratë pasojat e saj afatgjata, ka deklaruar ministri i jashtëm i Francës.
Në ditën e dytë të samitit të G7 në Gjermani, Jean-Yves Le Drian tha se liderët duhet ta shohin luftën në Ukrainë si një konflikt afatgjatë që do të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën.
“Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të merremi me një konflikt që do të zgjasë dhe për këtë arsye do ketë pasoja afatgjata të këtij konflikti në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore”, tha ai.
Ministri i Jashtëm francez shtoi se bisedat ndërkombëtare duhet të përqendrohen tek rritja e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat paralajmërojnë për një krizë globale ushqimore që vjen nga lufta në Ukrainë.
Le Drian tha se vendet e G7 nuk janë në luftë me Rusinë, por shtoi se “në këtë luftë ka një agresor dhe një viktimë dhe ne po mbështesim atë që po sulmohet”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…