Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do t’i adresohet Ligës Arabe teksa është në Egjipt. Liga Arabe ka selinë e saj në kryeqytetin egjiptian Cairo, shkruan BBC të dielën.
Ai dëshiron të sigurojë mbështetje për Moskën mes luftës në Ukrainë.
Lavrov zhvilloi bisedime në Cairo me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.
Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon grurë, armë dhe – deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës – një numër të madh turistësh.
Kjo është faza e parë e Lavrovit në një numër vizitash të shkurtra në Afrikë, si në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.
Në një artikull të botuar nga gazetat lokale në prag të vizitës së tij, Lavrovi tha se vendi i tij gjithmonë “ka mbështetur afrikanët në luftën e tyre për liri nga kolonitë”.
Ai shtoi se Rusia vlerëson pozitën e ekuilibruar të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.
Shumë vende afrikane janë prekur nga mungesa e grurit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ukraina dhe Rusia zakonisht furnizojnë më shumë se 40% të grurit të Afrikës, thotë Banka Afrikane për Zhvillim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…