Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit.
Hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë, pasi aty nuk ndodhej askush, për shkak se e gjithë familja kishin shkuar në një aheng.
Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda dhe ka vjedhur mbi 7 mijë euro para, orë dore e telefon.
Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…