BOTA

Ministri izraelit: Do të ndërtojmë shtet hebre izraelit në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë, përcjell A2.

“Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po tentojnë të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë ndaj kësaj toke dhe po ashtu është një mesazh i qartë për [presidentin e Francës, Emmanuel] Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do të njohin në letër shtetin palestinez, por ne do të ndërtojmë, këtu, në këtë tokë, një shtet hebre izraelit”, citohet të ketë thënë Katz, sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij.

“Ajo letër do të hidhet në koshin e plehrave të historisë dhe shteti i Izraelit do të lulëzojë dhe përparojë”, shtoi ai.

🔊
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në vendbanimin Sa-Nur në veri të Bregut Perëndimor.

Kolonët nga Sa-Nur ishin evakuuar më 2005 si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza.

Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967.

Gjatë një vizite në Singapor të enjten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez, nën disa kushte, ishte “jo vetëm obligim moral, por edhe nevojë politike”.

Një konferencë ndërkombëtare, që synon ringjalljen e idesë të zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, pritet të mbahet në qershor në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Në prill, Macron kishte deklaruar se Franca mund ta njohë një shtet palestinez në muajin qershor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago