Presidenti francez Emmanuel Macron e paralajmëroi Kinën të premten se hezitimi i saj për të frenuar përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës mund ta çojë NATO-n më thellë në Azi.
“Prania e Koresë së Veriut në Ukrainë është një pyetje e madhe për të gjithë ne. Nëse Kina nuk dëshiron që NATO të përfshihet në Azinë Juglindore, ajo duhet ta parandalojë Korenë e Veriut të veprojë në tokën evropiane”, tha presidenti francez gjatë fjalimit të tij në forumin ndërkombëtar të mbrojtjes Shangri-La Dialogue në Singapor, sipas Politico.
Franca ka argumentuar prej kohësh se aleanca ushtarake transatlantike nuk duhet të zgjerojë ndikimin e saj në Azi dhe udhëhoqi fushatën për të bllokuar krijimin e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Japoni në vitin 2023.
“Unë kisha shprehur kundërshtimin tim ndaj rolit të NATO-s në Azi, sepse nuk besoj në përfshirjen në rivalitetet strategjike të të tjerëve”, tha Macron, duke lënë të kuptohet se Parisi mund të rishqyrtojë qëndrimin e tij.
Pjesëmarrja e trupave të Koresë së Veriut në operacionet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës po zhvillohet në kuadër të një pakti ushtarak me Rusinë, me Moskën që përdor ushtarët e Phenianit për të dëbuar forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut.
Deklarata e Macron vjen në fund të turneut të tij në Azi, i cili filloi me trazira personale dhe vazhdoi me vizita në Vietnam dhe Indonezi, ku Franca nënshkroi një sërë marrëveshjesh, përfshirë në sektorin e mbrojtjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…