Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se të martën në mesditë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave veriore, do t’i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë në Beograd.
Kjo Zyrë ka bërë të ditur se bashkë me ta do të jetë edhe drejtori i saj, Petar Petkoviq, njoftoi Kossev të martën.
Tema për të cilën do ta flasin, nuk është bërë e ditur.
Pjesëmarrës të kësaj konferencë do të jenë edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Rakiq është ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe.