Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor duke e dënuar me një vit burgim me kusht dhe 500 euro gjobë me kusht të akuzuarin, Genci Hidri, pasi pranoi fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.
Hidri akuzohej se në Aeroportin ‘‘Adem Jashari’’, ka vendosur 10 euro në pasaportën e tij e cila kishte vulë refuzuese nga autoritetet kroate dhe ia kishte dhënë një zyrtari policor për t’ia mundësuar kalimin kufitar.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Hidri u shpall të martën nga gjykatësi Kushtrim Shyti, sipas të cilit akuzuarit Hidri nuk do t’i ekzekutohet dënimi me burg dhe gjobë, nëse i njëjti nuk do të kryejë vepra tjera penale në periudhën verifikuese prej dy viteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit Hidrit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari Hidri është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.
Gjykatësi Shyti ka njoftuar se të akuzuarit do t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura në afat prej 15 ditësh kanë të drejtë ankese.
Paraprakisht sipas gjykatësit Shyti, i akuzuari Hidri ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në po të njëjtën ditë.
Ndryshe, sipas aktakuzës së 11 gushtit 2022 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë Genci Hidri akuzohet se me 11 gusht 2022 rreth orës 01:40, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘‘Adem Jashari’’, derisa ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë – Stamboll – Paris, me të arritur në sportelin numër 7, ka prezantuar pasaportën e tij të Republikës së Shqipërisë, e cila pasaportë në faqen 6 kishte të vendosur një vulë refuzuese me kodin ‘‘E’’ nga autoritetet Kroate.
Tutje në aktakuzë thuhet se pas pyetjes nga personi zyrtar për refuzimin e hyrjes në Kroaci, i akuzuari ka kërkuar pasaportën gjoja për të parë atë vulë refuzuese të Kroacisë, e me të marr pasaportën, me dashje në brendi të saj vendosë një kartë-monedhë prej 10 euro, të cilën monedhë ka tentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë t’ia jap personit zyrtar policit N.B, në mënyrë që t’ua lejon kalimin kufitar.
Më këtë Hidri akuzohet se ka kryer veprën penale Dhënia e Ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Betimi për Drejtësi
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…