POLITIKE

Ministri malazias: S’kemi tokë për askënd, korrigjimi me Kosovën brenda marrëveshjes ekzistuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Serdjan Darmanoviq, ka folur sot rreth Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke potencuar se ndryshime do të bëhen vetëm brenda marrëveshjes së ratifikuar në mes të dy palëve.

“Demarkimi i kufirit është i mundshëm vetëm brenda kornizës së marrëveshjes së arritur”, ka thënë Darmanoviq, teksa i është përgjigjur deputetit Milun Zogoviq, shkruan Vijesti.me.

Darmanoviq ndërkohë ka thënë se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në të cilin është negociuar dhënia e territorit të Malit të Zi për ndonjë shtet.

“Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë negociatë për dhënie të territorit të Malit të Zi për asnjë shtet, sepse negociata të tilla s’ka pasur asnjëherë dhe s’mund të ketë “, ka thënë tutje shefi i diplomacisë malaziase.

Ai ka përsëritur se sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion, kanë themeluar një trup të përbashkët me Kosovën që do të merret me shënjimin e kufijve në vend.

“ Kjo është një prej çështjeve më të ndjeshme sa i përket raporteve tona, dhe qasja jonë është vlerësuar si optimale nga partnerët ndërkombëtarë, dhe rezultatet e deritanishme tregojnë një gatishmëri për t’i adresuar ato në një atmosferë mirëkuptimi. Ne kemi përfunduar me sukses demarkacionin me Bosnje e Hercegovinën me gjithë presionet e mbështetura në pretendimet të pabazuara “, ka thënë Darmanoviq.

Ndërkohë, Zogoviq ka thënë se zyrtarët kosovarë kanë deklaruar se presin lëshime nga pala malazeze sa i përket demarkacionit, dhe gjithashtu ka përmendur deklaratën e kryeministrit Dushko Markoviq se “komisioni i demarkacionit ka të drejtë të ndryshojë vijën kufitare”.

“Kjo do të thotë që pala jonë lë të hapur mundësinë e shmangies nga marrëveshja për kufijtë. Natyrisht, do të ketë një zhvendosjes të vijës kufitare, dhe fokusi është në Çakorr”, ka thënë tutje Zogoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago