Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas mesnate ka njoftuar lidhur me gjendjen me zjarret në Kosovë.
Mehaj ka publikuar disa fotografi dhe ka shkruar se njësitet e FSK-së, edhe në ato çaste, kanë qenë në vatrat aktive të zjarrit.
Ai mbrëmë ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit.
Postimi i plotë:
Njësitet e FSK-së, edhe në këto çaste, pandëprerë vëzhgojnë terrenit si dhe vlerësojnë situatën në vendin tonë, me qëllim të reagimit në kohë për shpëtimin e jetërave të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga shpërthimi i zjarreve.
“We sleep peaceably in our beds at night only because rough men stand ready to do sacrifice on our behalf.”- George Orwell