POLITIKE

Ministri serb: Taksa e vendosur nga Kosova po e dëmton Serbinë 1.1 milion euro në ditë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq edhe njëherë ka thënë se ekonomia serbe po pëson humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 100 për qind në importet e mallrave nga Serbia.

Ministri Lajiq ka thënë për Radio-Televizionin e Vojvodinës se që nga aplikimi i taksës, 11 muaj më parë, nga Serbia në Kosovë janë dërguar më pak mallra për 374 milion euro, krahasuar me të njëjtën periudhë, para se të aplikohej taksa prej 100 për qind.

Sipas tij, Beogradi nuk ka aplikuar kundërmasa ndaj Prishtinës, sepse “ne blejmë shumë pak nga Kosova, por edhe të mos vijmë në një situatën të shpërndarjes artificiale të fajit”.

“Nuk kemi pasur për çfarë të vendosim kundërmasa, sepse ajo që ne blejmë nga Kosova është një sasi e vogël në krahasim me atë që ne eksportojmë atje. Me këtë gjithashtu do të bënim një gabim politik, sepse do të futeshim në një situatë të krijimit të simetrisë artificiale, atëherë të gjithë do ta harronin kush i pari aplikoi tarifat”, tha Lajiq


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago