POLITIKE

Ministria e Jashtme: Behgjet Pacolli po rrezikon njohjen e një shteti

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk mund të japë asnjë detaj për njohjen që pritet t’i vjen Kosovës.

MPJ thotë se Pacolli po e rrezikon humbjen e kësaj njohjeje.

Pas Izraelit ka shtete tjera që duan ta njohin Kosovën.

Presidenti i një shteti që dëshiron ta njoh Kosovën sipas Behgjet Pacollit, dëshiron vizitë në Kosovë.

Por ai thotë se pavarësisht se ka njoftuar Albin Kurtin për këtë njohje ende nuk ka ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Edhe nga Ministria e Jashtme janë në dijeni se një shtet dëshiron ta njoh Kosovën por se ata thonë që kjo punë bëhet në heshtje.

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti kritikon Pacollin por se sipas tij ky i fundit po rrezikon njohjen nga ky shtet.

“Ne jemi plotësisht në dijeni se për cilin rast flet zoti Pacolli dhe se ne jemi në komunikim me zyrtarët shtetërorë të atij vendi. Thirrja ime për të gjithë qytetarët por edhe zyrtarët shtetërorë që kanë më shumë informacione është që çështje të tilla të ndjeshme të mos i diskutojmë në publik, pasi së pari minojmë besimin mes dy vendeve, e më pas kompromenton edhe vet procesin e njohjes së shtetit. Duhet ta kemi parasysh se diplomacia bëhet në heshtje, jo me tupan”, deklaroi Ahmeti për RTV Dukagjinin.

Viteve të fundit kanë qenë të pakta vendet që e njohur Kosovën, përcjell.

Kjo sipas njohësve të politikës ndërkombëtare, ky stagnim i njohjeve lidhet me procesin e dialogut.

“Me ndryshimet gjeopolitike, por edhe me fillimin e procesit të dialogut është stopuar procesi i njohjeve pasi shumica e vendeve presin përfundimin e dialogut”, deklaroi Donika Emini.

Derisa Abit Hoxha thotë se faji për mungesën e njohjeve nuk mund t’iu lihet vetëm ministrave të jashtëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago