Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka reaguar për sulmin rus duke thënë se trupat ukrainase po mbrohen me dinjitet dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.
“Duke shfrytëzuar nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, forcat ukrainase po reagojnë me dinjitet tentativat e armikut për të kaluar kufirin. Trupat ruse po pësojnë humbje”, thuhet në një reagim të ministrisë ukrainase.
Në një reagim të mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte arritur të neutralizojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Deri tani, asnjë nga këto pretendime nuk është verifikuar nga CNN.