Pasi njoftoi se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, Ramush Haradinaj i AAK-së ka folur për ministrirë.
Haradinaj ka njoftuar se AAK-ja do të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Arsimit atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Besnik Tahiri do të jetë zvkryeministër, Blerim Kuçi- Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Meliza Haradinaj – Ministre e Jashtme, Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë dhe Ramë Lika – Ministër i Arsimit.
Por ditë më parë, nga LDK-ja janë deklaruar se do të udhëheqin me 7 poste, derisa Nisma e minoritetet ende s’janë deklaruar.