Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do ta padisë ish- deputetin Milaim Zeka.Lajmin e ka bërë publik, këshilltari i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu.
Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile
“Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”.Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka.Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Sallahu.