Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti për shkarkimet dhe emërimet nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.
Berisha, bashkëshortja e të cilit ishte në krye të Bordit të Postës së Kosovës, por u shkarkua nga Albin Kurti, ka thënë se veprimet e kryeministrit në detyrë u ngjajnë atyre të diktatorëve.
“Kur ka hyrë shoqja ime, pat fituar në konkursin që e patën mbikëqyrur anglezët”, ka thënë Berisha.
Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, Josif Stalinin.
“E ka bërë një shkarkim kolektiv, shkarkim kolektiv nuk njeh ligji, veç në monizëm. Albini po gabon kur vepron si Stalini, e po harron se ne jemi në një republikë parlamentare”, ka thënë Berisha, duke e cilësuar vendim të mençur rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kryeministrin e Kosovës, Berisha e ka quajtur “superkriminel”.
“Ky është një superkriminel, sepse e ka shkelur Kushtetutën, shkeljet e tjera janë me të vogla”, ka thënë Berisha në Frontal.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…