Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka thënë se janë të vetëdijshëm për humbjet që do ta ketë ekonomia e Kosovës me masat e reja, porse janë të detyruar t’i ndërmarrin ato, pasi që jeta e qytetarëve është shumë me e rëndësishme, shkruan Insajderi.
Ajo tha se vendimi i sotëm ka ardhur pas konsultimeve mes ministrave respektiv dhe me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Ishte vendim jo i lehtë dhe në bashkëpunim me ministrat tjerë për shkak të situatës që pandemia po ec në dëm të qytetarëve kemi ardhur deri të ky vendim”.
“Me këtë vendim ekonomia po goditet dhe jemi në vëmendje që me këtë vendim ekonomia do të goditet edhe me shumë. Por nëse ecë kjo pandemi, dhe ne nuk marrim masa do të ishte edhe më keq, do të ishte dhe me keq për jetën e qytetarëve dhe ekonomisë. Prandaj jemi të detyruar që të marrim këto masa, sa më herët që merren këto masa është më mirë. Sepse nëse vonohemi do të kemi humbje edhe me të madhe ekonomike, por me e rëndësishme dot ë kemi humbje me të madhe të jetës së njerëzve”, theksoi Hajdari.
Ajo ka kërkuar mirëkuptim nga të gjitha bizneset, derisa, ka kërkuar edhe zbatimin e këtyre masave në mënyrë që të hiqen masat sa më shpejt.
“Jam në shërbim të ekonomisë, jam në shërbim të portfolios së punësimit, të industrisë, por të gjitha këto janë në shërbim jetës së qytetarëve”, theksoi ajo.
Masat e reja të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi të mërkurën.