Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar kontribuesin e madh të çështjes kombëtare, atdhetarin shqiptar Xhim Xhema.
Ajo tha se ky ishte një nder i madh për të, shkruan IndeksOnline.
Postimi;
Nder i veçantë të takoj sot kontribuesin e madh të çështjes kombëtare, atdhetarin shqiptar Xhim Xhema.
Njeri fisnik dhe modest, frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës.
Kontributi i tij për shqiptarët kudo në botë, dhe Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm dhe meriton mirënjohjen dhe konsideratën e përhershme të shqiptarëve.