Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një tjetër postim kundër Qeverisë Hoti, teksa atë e ka përcjell me një fotomontazh ku shihet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin teksa i flet në vesh Aleksandar Vuçiqit, kurse presidenti i Serbisë përmes litarëve si në teatrin e kukullave shtyn kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti të bëjë lëvizjet si i dëshiron ai.
VV-ja ka akuzuar Hotin se Qeveria që udhëheq është e varur shumë nga Lista Serbe.
“Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë. Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera”, thuhet në reagimin e VV-së.
VV-ja së fundi ka kritikuar Qeverinë Hoti për ndalimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, si pasojë e ankesës së Manastirit në këtë qytet, po ashtu edhe për heqjen dorë nga tentimi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…