Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka marrë me shqetësim informatën se Qeveria e Kosovës i ka zbritur buxhetin edhe ashtu të vogël të RTK-së, diku rreth 2.8 milionë më pak se vitin e kaluar, ulje të cilën e kanë paraparë në projektbuxhetin për vitin 2020, i cili pritet të miratohet këto ditë në Kuvendin e Kosovës.
I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së që të mos lejojë një gjë të tillë dhe të përmirësojë këtë gabim, duke e rikthyer buxhetin e RTK-së në lartësinë që kishte në vitin 2019 deri në miratimin e ligjit të ri të RTK-së.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, mediumi publik nuk rregullohet duke ia shkurtuar buxhetin dhe duke ia pamundësuar funksionimin. Nëse nuk kthehet buxheti i RTK-së në lartësinë sikurse vitin paraprak, RTK-ja do të shkatërrohet përfundimisht, ndoshta dikush edhe dëshiron këtë gjë por të gjithë kolegët tanë së bashku nuk do ta lejojnë një gjë të tillë dhe do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, me uljen e buxhetit të RTK-së nuk rrezikohen vetëm punëtorët e këtij mediumi, por edhe zhvillimi dhe ekzistenca e RTK-së.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta korrigjoni këtë gabim, ndryshe ne do të bëjmë thirrje dhe do të organizojmë protesta. Po ashtu do të përdorim të gjitha format ligjore për ta kundërshtuar ashpër uljen e buxhetit të RTK-së. Sindikata edhe njëherë kërkon nga deputetët që ta marrin parasysh kërkesën tonë dhe ju bën me dije se nuk do ta lejojë një gjë të tillë me asnjë kusht. Ne, deri në leximin e parë, do të ndjekim me vëmendje se çfarë do të ndodhë me kërkesën tonë.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…