Shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komunitet përbën 20% të popullsisë. Në një propozim të Ministrisë së Brendshme për qeverinë kërkohet që nëse një grup prej 300 personash nëse pretendojnë se janë pakicë kombëtare, ata duhet ti drejtohen një komisioni për njohjen e tyre.
Një grup prej 300 personash që pretendon se i përket një pakice kombëtare mund të njihet nga autoritetet shqiptare, duke iu drejtuar një komisioni të ngritur në Ministrinë e Brendshme.
Kjo e fundit me anë të një projekt vendimi i kërkon qeverisë të ngrihet një komision Ad-Hoc prej 13 anëtarësh për të shqyrtuar kërkesat e reja për tu njohur si pakica kombëtare.
Ky komision ngrihet me urdhër të kryeministrit dhe shqyrtohet nga zv-ministri i brendshëm dhe 3 akademikë që e vlerësojnë kërkesën për njohje si pakicë kombëtare.
Kundërshti për këtë akt janë ngritur nga Instituti i Historisë pranë akademisë së studimeve albanologjike.
Sipas specialistëve të fushës ngritja e këtij komisoni është e panevojshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të reja kombëtare ne vend.
Po ashtu edhe Avokati i Popullit ka kontestuar numrin prej 300 personave te cilët duhet të paraqisin kërkesën për të marr statusin e pakicës kombëtare.
Sipas propozimeve të reja të ministrisë, në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetin vendor.
Krahas përdorimit të gjuhës së minoritetit, u lind e drejta dhe për vendosjen e tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre.
Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t’u kthyer në ligj brenda vitit.
Një vit më parë, vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore në bashkinë e Finiqit u konsiderua e paligjshme pasi ishin edhe në gjuhën greke, por me miratimin e këtij drafti ato do të jenë të ligjshme.
Sot në Shqipëri, ligji i 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ka njohur 9 pakica kombëtare dhe ato janë pakicat greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze serbe dhe bullgare.