POLITIKE

Minutë pas minute/ SHBA voton Presidentin e ri. Sondazhet e para: Demokracia kryeson për votuesit e Harris, ekonomia për ata të Trump

Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Votuesit amerikanë do të vendosin nëse Nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.

Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.

23:40 “Mashtrim masiv”, Policia e Philadelphias reagon pas postimit të Trump: Nuk ka asnjë problem me votimin

Departamenti i Policisë së Filadelfias i tha CNN se nuk ishin në dijeni të asaj që Trump po i referohej në një postim të Truth Social duke pretenduar “mashtrim masiv” dhe nuk dinin për ndonjë problem me votimin që kërkonte një përgjigje të zbatimit të ligjit.

23:40: “1 milion dollarë dhuratë”, votuesit e Arizonës ngrenë padi për mashtrim civil kundër Musk

Një votuese e regjistruar në Arizona paditi Elon Musk dhe super PAC-në e tij pro-Trump në gjykatën federale të martën, duke i akuzuar ata për mashtrim për dhurimin e tyre të përditshëm prej 1 milion dollarësh.

Paditësja, Jacqueline McAferty, nënshkroi peticionin e Musk më 20 tetor, pasi Musk tha se fituesit do të zgjidheshin “rastësisht” nga grupi i njerëzve që nënshkruan peticionin e tij në mbështetje të Kushtetutës.

Por avokatët e Musk thanë të hënën në një procedurë të veçantë gjyqësore se fituesit nuk u zgjodhën “rastësisht” dhe në vend të kësaj u zgjodhën bazuar në përshtatshmërinë e tyre për të promovuar super PAC-në pro-Trump.

23:33: Sondazhet e para/ Cilat janë tre shtyllat kryesore për amerikanët? Demokracia kryeson për votuesit e Harris, ekonomia për ata të Trump

Kanë nisur publikimet e para të exit poll-eve, teksa një e treta e njerëzve e kanë cilësuar gjendjen e demokracisë si çështjen më të rëndësishme kur vendosin se për kë të votojnë si president.Ekonomia renditet e dyta, me tre në dhjetë zgjedhës që e kanë zgjedhur atë, sipas këtyre të dhënave paraprake.

Aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago