Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.
23:40 “Mashtrim masiv”, Policia e Philadelphias reagon pas postimit të Trump: Nuk ka asnjë problem me votimin
Departamenti i Policisë së Filadelfias i tha CNN se nuk ishin në dijeni të asaj që Trump po i referohej në një postim të Truth Social duke pretenduar “mashtrim masiv” dhe nuk dinin për ndonjë problem me votimin që kërkonte një përgjigje të zbatimit të ligjit.
23:40: “1 milion dollarë dhuratë”, votuesit e Arizonës ngrenë padi për mashtrim civil kundër Musk
Një votuese e regjistruar në Arizona paditi Elon Musk dhe super PAC-në e tij pro-Trump në gjykatën federale të martën, duke i akuzuar ata për mashtrim për dhurimin e tyre të përditshëm prej 1 milion dollarësh.
Paditësja, Jacqueline McAferty, nënshkroi peticionin e Musk më 20 tetor, pasi Musk tha se fituesit do të zgjidheshin “rastësisht” nga grupi i njerëzve që nënshkruan peticionin e tij në mbështetje të Kushtetutës.
Por avokatët e Musk thanë të hënën në një procedurë të veçantë gjyqësore se fituesit nuk u zgjodhën “rastësisht” dhe në vend të kësaj u zgjodhën bazuar në përshtatshmërinë e tyre për të promovuar super PAC-në pro-Trump.
23:33: Sondazhet e para/ Cilat janë tre shtyllat kryesore për amerikanët? Demokracia kryeson për votuesit e Harris, ekonomia për ata të Trump
Kanë nisur publikimet e para të exit poll-eve, teksa një e treta e njerëzve e kanë cilësuar gjendjen e demokracisë si çështjen më të rëndësishme kur vendosin se për kë të votojnë si president.Ekonomia renditet e dyta, me tre në dhjetë zgjedhës që e kanë zgjedhur atë, sipas këtyre të dhënave paraprake.
Aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.