Miratohet Brexit, deputetët në sallë qajnë

Parlamenti Evropian i dha miratimin përfundimtar largimit të Britanisë nga BE-ja, duke hapur kështu rrugën Brexit-it të premten, në 31 janar. 621 ligjvënës votuan pro shkëputjes së Britanisë, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan. Emocionet përfshinë ligjvënësit në sallë pas votimit.

https://www.facebook.com/Channel4News/videos/153955616055088/

Disa prej tyre mezi i mbajtën lotët teksa këndonin një këngë tradicionale skoceze, Auld Lang Syne, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së. Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve ishin në favor të largimit nga Bashkimi Europian.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha se largimi i Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashketa