POLITIKE

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Një mjek me inicialet B.A. është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij. Prokuroria Speciale njoftoi të enjten se i arrestuari, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Ndërkaq, KOHA merr vesh se i arrestuari, Bekim Ademi, kirurg vaskular në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, dyshohet se kishte hapur një histori të rreme në spital për një qytetar serb, i cili KOHA mëson se është kryetari i Komunës së Kllokotit, Bizodar Dejanoviq. Sipas burimeve, kjo dyshohet të jetë bërë me qëllimin që serbi, i cili thuhet se mban pozitë publike, ta përdorë “shtrirjen në spital” si arsyetim për t’iu shmangur daljes në gjykatë.

Madje, burimet kanë thënë se policia ka qëndruar në këtë repart për plot tre ditë. Siç ka mësuar KOHA, Ademi i kishte hapur historikun këtij serbi të dyshuar kinse është i spitalizuar në QKUK më 28 gusht për trombozë, por hetuesia ka dëshmi dhe e ka fotografuar ato ditë në kafiteri.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago