POLITIKE

Mjeku kujdestar jep detaje për aksidentin e rëndë në Ferizaj: Katër viktimat, përfshirë edhe një fëmijë udhëtonin me veturën Golf 2

Mjeku kujdestar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e Ferizajt, Bajram Ajeti ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë ku kanë humbur jetën katër pacientë.

“Rreth orës 15:30 kemi marrë informatën se ka ndodhur një aksident i rëndë. Me të arritur në vendngjarje kemi parë që janë aksidentuar dy vetura. Në veturën e tipit Golf 2 kanë qenë pesë persona dhe në veturën tjetër të tipit Audi kanë qenë 2 persona. Në vendin e ngjarjes kemi marrë një person me lëndime të rënda dhe kemi konstatuar vdekjen e katër personave tjerë. Që të gjithë kanë qenë në veturën e tipit Golf 2. Personat në tipin Audi kanë marrë lëndime pak më të lehta dhe iu është dhënë ndihma në QKMF-në e Ferizajt e më pas janë liruar në shtëpi”, tha Ajeti në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Ndër katër personat që kanë humbur jetën kanë qenë një mashkull rreth moshës 40 vjeçare, një fëmijë rreth moshës 12 vjeçare, dhe dy femra njëra e moshës rreth 60 vjeçare dhe një tjetër rreth moshës 30 vjeçare. Personi i pestë që është transportuar në QKUK ka qenë rreth 20 vjeçar dhe ka pasur fraktura të shumta dhe po ashtu lëndime të shumta që janë rikuperuar në QKMF dhe është dërguar në gjendje stabile në QKUK – Prishtinë”, deklaroi ndër të tjera mjeku kujdestar Bajram Ajeti.

Ndryshe, një person është ndaluar sot për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago