Një zjarr ka përfshirë një mjet transportues në një autostradë në Kroaci.
Si pasojë e flakëve janë djegur edhe disa vetura që po transportoheshin, e të cilat besohet se janë të një kompanie autosallonesh nga Kosova.
Shkaqet se pse ka ndodhur incidenti ende nuk dihen.
24sata.hr raporton se ngjarja ka ndodhur në nyjet rrugore Popovace-Kutinë rreth orës 10:20 në mëngjes.