Shqipëria duke kërkuar të ecë me hapat e ushtrive të vendeve fqinje në rajonin e Ballkanit, ka porositur sisteme raketore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ka kërkuar nga Turqia pajisjen me dronë turq të modelit “Bayraktar TB2”.
Sistemet raketore amerikane që do të blihen dhe do të vendosën në dispozicion të FA-ve janë ato të “FGM-148 Javelin”, të njohura gjerësisht si sistemi i avancuar ushtarak anti-tank me rreze të mesme (AAWS-M).
Ky është një sistem raketor portativ antitank i prodhuar nga Amerika në shërbim që nga viti 1996 dhe i përmirësuar vazhdimisht, ndërsa zëvendësoi edhe raketën antitank “M47 Dragon” në shërbimin amerikan.
Dizajni i tij “zjarr dhe harro” përdor udhëzim automatik infra të kuqe që lejon përdoruesin të kërkojë mbulim menjëherë pas lëshimit, në kontrast me sistemet e drejtuara me tela, si sistemi i përdorur nga Dragon, të cilat kërkojnë që një përdorues të drejtojë armën gjatë gjithë angazhimit. Koka e raketës kundër tanqeve me eksploziv të lartë të “Javelin” mund të mposht tanket moderne me rreze të gjatë goditëse, duke i goditur ato nga lart, ku armatura e tyre është më e hollë dhe është gjithashtu e dobishme kundër fortifikimeve në një fluturim sulmi të drejtpërdrejtë.
Por lajmi i keq për Shqipërinë është se ngarkesa nga SHBA mund të vonojë disa vite. “Military Leak”, një portal i dedikuar për lajmet ushtarake, zbulon se porosia e Shqipërisë, së bashku me atë të Letonisë, Tajlandës dhe Norvegjisë mund të jetë gati vetëm në 28 shkurt të vitit 2025.
Kjo sipas medias ndërkombëtare edhe për shkak të kërkesës së madhe të shumë shteteve për raketë-lëshuesin amerikan që ka provuar të jetë tepër efektiv në betejën e Ukrainës kundër Rusisë.
Raytheon/Lockheed Martin Javelin JV, kompani me bazë në Arizona ka marrë një modifikim të kontratës prej 71,412,090 dollarësh me numër serie W31P4Q-19-C-0076 për sistemin e Raketave Javelin. Prodhuesi i Javelin zbulon se puna do të kryhet në Tucson, Arizona, me një datë të parashikuar të përfundimit të punës më 28 shkurt 2025. Prokurimi për raketat 2022, fondet e ushtrisë dhe fondet e shitjeve ushtarake të Jashtme (Tajlandë, Norvegji, Shqipëri dhe Letoni) do të nisë në momentin e dhënies së çmimit. Komanda Kontraktuese e Ushtrisë Amerikane, Redstone Arsenal, Alabama, është aktiviteti kontraktues”, thuhet në njoftimin e publikuar nga “Military Leak”.
Por se vonesa ka edhe në pajisjen e ushtrisë shqiptare me dronët “Bayraktar TB2”, ku vendi ynë ka lidhur një marrëveshje me prodhuesin turk që kap vlerën e 10 miliard lekëve, ndërsa një dron kushton rreth 2 milionë dollarë.