Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u bëri thirrje autoriteteve shqiptare dhe kosovare që të bëjnë kujdes nga armatosja e Serbisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Kosova Press”, duke cituar intervistën më ish-kreun e shtetit.
“Armatoset Serbia, por pse armatoset? Pyetja është jo që armatoset mos do të sulmojë, mos e ka në mendje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa, edhe Kosova dhe Shqipëria, duhet të jemi më seriozë”, u shpreh fillimisht Moisiu.
Për të mbrojtur këtë argument, Moisiu afroi shembullin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Kujt ia merrte mendja”, theksoi ai, “se Rusia do të sulmonte Ukrainën, asnjë njeri”.
Edhe pse Serbia nuk është në peshën e Rusisë, mbetet vend autokrat, shtoi Moisiu.
Referuar dialogut me Serbinë, ish-presidenti ravijëzoi se duhet të vazhdojë.
Kjo, për të arritur vetëm një epilog përfundimtar dhe jo për të zvarritur procesin.
“E rëndësishme është që të gjejmë mënyrën si të merremi vesh dhe të jetojmë në paqe. Sigurisht kjo nuk është aq e thjesht sa thuhet, por duhet të arrihet”, tha në vijim ish-kreu i shtetit.
Moisiu bëri thirrje se ka ardhur koha që të ulet në tavolinë, por me drejtësi, ndershmëri për t’i zgjidhur problemet dhe jo për të zgjatur kohën.
Në përmbyllje, ai u bëri thirrje autoriteteve kosovare që duhet t’i bashkëngjiten nismës rajonale “Open Balkan”.
“Kosova duhet t’i bashkëngjitet, pasi Kosova bën tregti me Serbinë, pavarësisht se mund të ketë rënë, por vazhdon”, deklaroi Moisiu.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…