POLITIKE

“Molla” e sherrit me Turqinë, Greqia bashkohet me Qipron dhe Izraelin në Mesdheun Lindor për…

Greqia, Qipro dhe Izraeli janë bërë bashkë për kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor. Të trija këto shtete kanë firmosur një marrëveshje për marrjen me qira të një anijeje për të bërë kërkimet sizmologjike për gaz në ujërat e Mesdheut. Survejimi nisi fillimisht në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros, por ky plan nuk u materializua. Tashmë anija do të dërgohet në brigjet e Kretës dhe së shpejti pritet që të mësohet se çfarë pune specifike do të kryejë pasi deri më tani nuk ka detaje publike.

Lëvizja vjen pasi Turqia ka shpallur zgjerimin e planit për gaz natyral në Mesdheun Lindor dhe kryerjen e kërkimeve në brigjet e Asia Minor të Kretës dhe pjesës së Qipros së pushtuar nga Turqia. Kjo ka shtuar frikën në Nikozia dhe Athinë që shqetësohen se mos Ankaraja synon që të kërkojë për gaz edhe në jug të Kretës.

Megjithatë siç shkruajnë mediat greke, Athina është më shumë e interesuar që të ruajë marrëdhënie të qeta me Ankaranë pas viteve të tëra nën tension.

Athina po punon edhe me Egjiptin për të zgjeruar bashkëpunimin energjitik. Greqia është po ashtu e interesuar që të forcojë marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili do të marrë pjesë në një samit të Ligës Arabe. Në këtë takim, shteti helen do të ketë statusin e vëzhguesit.

Mesdheu Lindor është “mollë” sherri midis Greqisë dhe Turqisë. Tensionet mes dy vendeve çuan në prag lufte dy aleatët e NATO-s vitin e kaluar. U desh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Bashkimit Europian për të qetësuar gjendjen dhe uljen e palëve në dialog.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago