Molliqaj: Kurti paraqet rrezik për Kosovën, shkarkohet gjatë kësaj jave

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një lidhje telefonike për RTV Dukagjinin thotë se problemet LDK-LVV filluan qysh në Samitin e Mynihut.

Mollliqaj thotë se anashkalimi i Kurtit në Mynih ishte moment vendimtar kur ky i fundit vendosi që të mos largojë taksën dhe te mos pranojë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se shkuarja e Qeverisë Kurti ka qenë e pashmangshme.

“Të gjithë do të shohin se Kurti paraqet rrezik për Kosovën për shkak të bindjeve të tij politike”.

Molliqaj thotë se në situatën e krijuar nuk do të ketë vend për një qeveri Kurti 2.

“Në bazë të informatave që kam shkarkimi i Kurtit do të ndodh brenda kësaj jave. Pas shkarkimit të tij rruga e duhur besoj se do të ishin zgjedhjet”.

I pari i PSD-së thotë se Kurti po shpikë armiq të brendshëm e të jashtëm kundër tij.

“Kurti shpalli Thaçin armik të jashtëm, ndërsa Veliun, armik të brendshëm”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.