Anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj, rreth një viti më parë kishte bërë matematika sipas të cilave ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të pësonte rënie drastike si pasojë e ndarjes dhe krijimit të PSD’së.
Në emisionin Pressing të T7 (18 dhjetor 2018), Molliqaj kishte thënë se partia e Kurtit pa PSD’në nuk do të arrijë ti fitojë as 32 deputetë e as të fitojë në Prishtinë.
Përveç kësaj, Molliqaj gjatë emisionit në një flet të bardhë që kishte përpara vetes në tavolinë kishte bërë edhe matematika sipas të cilave, VV’ja në zgjedhjet e ardhshme do të merrte vetëm 21 deputetë pavarësisht sondazheve.
Ndërkohë derisa një konstatim i tillë komentohej me skepticizëm në debat i sipër, Molliqaj fliste i bindur, duke thënë se është shumë i zoti në punën e analizave dhe matematikës.
Megjithatë sipas rezultateve zyrtare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, asnjëra prej pretendimeve të Molliqajt nuk po del të jetë e saktë.
Vetëvendosje ka dalë e para në nivel vendi dhe pritet që ti marrë 32 deputetët, ndërkohë në Prishtinë e ka mposhtur LDK’në me një diferencë prej rreth 4 mijë votave.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…