Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shtruar tri cështje sa i përket krizës me energjinë elektrike në Kosovë.
Në një konferencë për media Molliqaj ka thënë se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe është shkaktuar nga vetë KEDS-i.
Sipas tij, qëllimi ka qenë që t’i prishet reputacioni KEK-ut.
“Në bazë të burimeve tona brenda Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë sistemin e energjisë në Kosovë. E para, tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona, 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A3 dhe A5, kishte një mungesë të shtuar të energjisë. Sipas asaj që kemi informacion dhe që kërkojmë hetim, rënia e bllokut A3 dhe A5 duket se ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i. Në mungesë të shkarkimit të rrymës dhe kthimit të rrymës nga KEDS drejt termoelektranës A3 dhe A5 ka ndodhur dëmtimi i qëllimshëm i kësaj. Ne dyshojmë që nëse vërtetohet kjo, i bie që ka pasur synim KEDS-i bashkë me Qeverinë dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut të dëmtojë reputacionin e KEK-ut dhe të thotë se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve në KEK. Kërkojmë hetim urgjent nga organet kompetente”, ka thënë ai.
Molliqaj e paraqiti shqetësuese se 10 inxhinierë janë vënë në pushim të detyrueshëm dhe ka kërkuar që KEK-u të japë llogari për këtë.
“Zhvillim tjetër negativ në Kosovën A është për herë të parë menaxhmenti i ri ka vendosur pushim të detyruar të mvi 10 inxhinierëve kryesore të prodhimit pas kësaj ngjarje. Nëse menaxhmenti është duke bë hetime, duam të informohemi. Por nëse ky pushim i detyruar është për të eliminuar, kontrolluar apo sabotuar ndërmarrjen publike, kërkojmë llogari nga KEK-u. Alarmante është që nga shkurti kur është themeluar qeveria asnjë kontratë për materialet shpenzuese në KEK nuk është rinovuar. Ka katër ditë që në bllokun A ka mungesës të acidit”.
Cështja e dytë, ka thënë Molliqaj, ka të bëjë me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitblerjen e thëngjillit të Kosovës. Për këtë i ka kërkuar transparencë Qeverisë së Kosovës.
“Në bazë të informatave që i kemi, është hera e parë që në Kosovë, MZHE po merret me marrëveshje të tillë për të shitur thëngjillin. Është hera e parë që ministria bën një gjë të tillë pa përfshirë ekspertët dhe KEK-un. Dyshimet janë që për çmimin potencial që Kosova do ta ofrojë për shitje do jetë 20-17 euro. Ajo që llogaritet tjetër është që pët 16 euro për tonë shtë kostoja e transportit dhe nëse ky çmim është i vërtetë, kemi të bëjmë me 31 milionë diferencën mes asaj që qeveria e Maqedonisë është e gatshme ta blejë dhe aq sa do ta blejë nga Kosova. Është urgjente që qeveria e Kosovës të bëjë transparencën, negociatat për këtë çështje. Jemi kundër të ketë diskrepancë kaq të madhe mes ofertës që është vendosur nga prokurimi publik dhe shitjes që mund të bëhet. Kjo është zhvatje potenciale”.
Në fund, kreu i PSD-së i kërkoi transparencë edhe KEDS-it. Ai tha se ka informacione se KEDS-i po shet energji në vende të tjera dhe se po prodhon më shumë se që i duhet Kosovës.
“E treta, ajo që i nevojitet Kosovës është që në baza ditore të kemi transparencë nga KEDS. Na nevojitet të dimë sa është duke shpenzuar për orë energji elektrike Kosova, për prodhimin, numrin e orëve apo megavateve që po blihen energji dhe u shitur. Sipas informatave tona, në Kosovë gjatë natës KEDS po shet energji në vende të tjera. Kërkojmë menjëherë të deklarohen se cila sasi e shitur është, në cilat orë dhe cilat vende. Sipas informatave tona, pas mesnatës në bllokun A 85-95 megavat po prodhohen më shumë megavat se ka nevojë në Kosovë dhe 130-140 në bllokun B. Deri 200 megavat mund të jenë tepricë e prodhimit gjatë kësaj kohe”, përfundoi Molliqaj.