Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së ka thënë se shkarkimi i Shkëlzen Gashit nga Albin Kurti është qyqar.
Molliqaj thotë se Gashi për këtë temë ishte larguar nga VV më 2006.
‘’Qyqare krejt. Shkëlzen Gashi pati dalë nga VV më 2006 për këtë temë. Dhe ai ka dhënë dorëheqje nga VV. Albini e ka dit qëndrimin e Gashit. Ja u dasht me i thënë mos e përmend këtë temë sa je këshilltar i jemi ja me u distancu’’, ka thënë Molliqaj në Pressing.
‘’Kurti e ka pasë problem ndarjen tonë. Tash s’ka qëndrim më. Vec e heqë dhe qaq. Por per shkak te presionit te partise e aktivisteve e shkarkoi Gashin’’
‘’Glauku ka problem personal me Shkëlzenin prandaj edhe i mëshoi. E tani Albini mbet as andej e as këndej dhe e shkarkoi’’.
‘Bo me u idhnu Gashi, kurgjo nuk din këkrush me iu pikë një teme, çka di ai’.