Tensione në qiellin e Europës. Një avion amerikan B-52 ka survejuar hapësirën pranë kufirit të Kaliningradit, një praktikë që ndodhte prej ditësh, por këtë herë është rrethuar nga bombarduesit rusë Sukhoi 35, në një manovër identifikimi.
Gjithçka përfundoi pa incidente, por episodi zbulon një tjetër moment tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit, pas rrëzimit të dronit të SHBA-së në Detin e Zi.
Lidhur me zhvillimet në anklavën e Rusisë në Baltik ka reaguar dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se janë dëbuar jo një, por dy bombardues strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I jam falënderues të gjithë partnerëve tanë në Europë dhe të gjithëve atyre që janë vërtetë të interesuar për një Europë të fuqishme dhe të lirë. Një pako e re mbrojtjeje është njoftuar nga SHBA-ja. Vlera është 350 milionë dollarë dhe në të ka raketa HIMARS, artileri dhe municione të tjera, gjithçka që duhet për të mbështetur luftëtarët tanë”, tha Zelensky.
Ndërkohë, Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi shkatërrimin e një ngarkese me raketa të Rusisë në veri të Krimesë së aneksuar, që po transportoheshin me tren.
Kievi e konsideroi shkatërrimin e ngarkesës nga Moska, një përgatitje për të çliruar Krimenë nga pushtimi rus.