Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar një tunel 40 metërsh që ishte përgatitur mbi 6 muaj për të arratisurit të burgosur nga burgu më i madh i Maqedonisë së Veriut, ai i Idrizovës.
Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, tuneli do të shërbente si biletë për arratisje 8 të burgosurve që ishin të dënuar me mbi 10 vite burg apo burg të përjetshëm.
“Tuneli ka qenë në thellësi prej 1 metër, në diametër prej rreth 80 centimetrave, i cili ka qenë i siguruar me trarë dhe tulla. Në tunel janë gjetur disa shporta plastike, të cilat janë të lidhura me litarë, e me të cilat është larguar dheu i gërmuar. Gjithashtu ka pasur edhe një kabllo elektrik me poç, e cila ka shërbyer për ndriçim të tunelit”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i policisë.
Gërmimi i tunelit ishte organizuar në mënyrë të përpiktë. Të burgosurit kanë punuar në turne për të gërmuar.
Qeveria e ka shkarkuar drejtorin e burgut të Idrizovës, Shpend Tahiri, dhe në vend të tij si ushtrues detyre e ka emëruar gjeneral-majorin e policisë Zoran Jovanovski.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…