Momenti i përleshjes mes pronarëve të argjendarisë në Shkodër dhe grabitësve nga Vlora

A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit të përpjekjes së një çifti nga Vlora për të grabitur një argjendari në Shkodër.

Burrë e grua, rreth të tridhjetave, shihen teksa futen në dyqan dhe ndërsa po shihnin bizhuteritë e ekspozuara, gruaja nxjerr një spraj dhe ua hedh syve pronarëve të dyqanit, shoqëruesi i saj përpiqet të marrë sendet e vendosura mbi banak.

Në video shihet sesi të katërt përleshen me njëri-tjetrin, para se policia të arrestojë çiftin e grabitësve.

Ngjarja ndodhu më 27 janar në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi edhe makinën që kishin në përdorim çifti i grabitësve, dhe dy palë targa false.