Momenti kur 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen e babait dhe vëllait nxirret nga spitali, i vërsulen shokët para Policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Krajl Petra” në Mitrovicën e Veriut, ku Marko Bigovic, 29-vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta babain dhe vëllain e tij.

Pas ngjarjes, nën shoqërimin e Policisë Bigovic është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor.

Sinjali ka siguruar pamje nga momenti kur Policia e nxjerr të prangosur nga spitali 29-vjeçarin, e ku para spitalit të pranishëm janë edhe shokët e vëllait të tij që mbeti i vrarë, të cilët i janë vërsulur të dyshuarit për ta sulmuar në sy të Policisë.