Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit të tmerrshëm kur një ari i murrmë sulmon dy punëtorë gazi në Siberi, duke i lënë ata me plagë të rënda në kokë dhe krahë pasi u përleshën me bishën. Në video, tre qen shihen pranë ariut teksa patrullon kampin.
Një zë u thërret qenve të largohen. Ariu më pas hyn në kompleks, duke ndjekur një nga qentë rreth një automjeti në borën e madhe. Ndërsa një burrë lë një rimorkio, ariu del dhe sulmon. Një burrë u fut me forcë në dëborë nga ariu i tërbuar. Të tjerë përpiqen ta pengojnë kafshën me atë që duket të jetë një zjarrfikës. Ndërsa ariu zhduket me punëtorët, një shikues thërret: ‘Ku është ai?’.
Një tjetër përgjigjet: “E hëngri atje”. Dy burrat ishin në dhomën e duhanit të fabrikës së tyre kur panë një tufë qensh duke ndjekur diçka, thonë raportet. Njëri nga burrat me profesion mekanik, hapi derën për të përzënë arushin, por ai e sulmoi menjëherë. Pati panik pasi punëtorët përdorën zjarrfikës, flakë zjarri dhe një spraj gazi për të trembur kafshën.
Përfundimisht ai e liroi mekanikun, por menjëherë kapi me egërsi përgjegjësin e uzinës. Punëtorët thirrën një gjahtar lokal, i cili erdhi dhe qëlloi ariun rreth 20 minuta pas sulmeve. Dy burrave iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërguan me helikopter në spital.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…