VIDEO/ Momenti kur Çapjat qëllojnë mbi makinën e policisë në Elbasan dhe si u arrestuan

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë që familja e Çapjave në Elbasan i bënë Policisë Operacionale më 8 qershor të vitit 2016. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në studion e Repolitx, ka siguruar ekskluzivisht momentin kur nga një automjet G Class i blinduar kanë dalë dy persona dhe kanë qëlluar me armë ndaj policisë operacionale që lëvizte me një mjet tip ‘Mazda’.

Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Gjykata nuk kanë kryer siç duhet detyrën pasi kanë dënuar minimalisht autorin që ka qëlluar ndaj policisë operacionale.

Sipas prokurorisë dhe pse efektivët e policisë kanë qenë me jelek me mbishkrimin policia dhe janë prezantuar, ata sërish janë qëlluar disa herë me pistoletë nga Ardian Çapja. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan me burg për Florenc Çapjen, Ardian Çapjen dhe Bledar Muçën.

Gjithçka në këtë ngjarje ka nisur pasditen e 8 Qershorit 2016 në rrugën ‘Emin Matraxhiu’ pranë hotel Univers në pronësi të Çapjave ku ata i janë afruar automjetit të forcave operacionale dhe i kanë bërë shenjë të hap krahun.

Sapo ka ulur pak shpejtësinë mjeti i policisë ka qenë Ardian Çapja që ka qëlluar disa herë me pistoletë drejt tyre dhe këto qitje kanë qenë tejshpuese por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në radhët e policisë.

Dhe pse efektivët janë prezantuar thotë prokuroria zjarri nga automjeti ‘G’ të blinduar me targë AA 007 MZ s’ka ndalur dhe në këtë moment policët janë kundërpërgjigjur me armën automatik të shërbimit.

Në makinë tip Mazda me targa ‘ AA 411 AU’ të operacionales ishin dy efektivët e forcave operacionale M.P dhe L.B të cilët dhe po mbanin në vëzhgim familjen Çapja për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Elbasan.

Pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë policia sekuestroi një arsenal armësh në pronën dhe oborrin e banesave të Çapjave, ndërsa para hetuesve ata i kanë mohuar akuzat e kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë.

“Elbasani është një pikë kyçe, afër me Durrës, Tiranën, Greqinë. Mjeti i blinduar në konfliktin e policisë. Mjeti G class i grupi kriminal ndiqte policinë. Kjo është para se ti bllokojnë policët. Dhe Më pas del nga G classi një person me armë dhe qëllon ndaj policinë të operacionale. Më pas del edhe një tjetër. Bledar Muca ikën. Por del një tjetër që i qëllon me breshëri. Benzi është i blinduar dhe personat në fjalë janë të përgatitura. Pas kësaj Benzi kthehet prapë për të marrë Bledar Muçën.

Më pas në videon e dytë policia bllokon Benzin. Pretendohet se ka qene Florian Capja, e Florenc Capja, por sipas hetimeve është Erion Millo, i cili është vrarë më pas. Fillimisht hetimin e morën Krimet e Rënda. Në tetor u vra Erion Millo i cili u fut nga prokurorët në atë makinë sepse nuk ishte. Ata kanë identifikuar Florenc Capjan. Krimet e Renda transferuan ne Elbasan. Ne vendimin e Gjykatës thuhet se kanë qenë tre persona. I treti një person që nuk e dinë se kush është. Personi që ka gjuajtur në policinë, del në tejkalim të vetëmbrojtjes se kujtonte se ishin atentator. Në vendimin e dhënë nga gjykata. Ai që goditi policinë u dënua me dy vjet. Në fakt policia po i mbante në vëzhgim këtë grup mos i bëhej atentat nga ndonjë grup tjetër. Fati i ka ndihmuar që nuk u lanë viktima ata policë. Por edhe gjyqtarët , prokurorët kanë vijuar me manipulim. Ka ndodhur edhe në Maminas raste të tilla, edhe në Durrës po kështu,. Për të mos shkuar kurrë tek destinacioni final.” ka deklaruar ndër të tjera gazetari i Report Tv.

Po ashtu gazetari, Artan Hoxha ka siguruar edhe momentin kur makina G e blinduar, rrethohet nga policia. Pas hapjes zjarr ndaj policisë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar FNSH të cilët kishin marrë njoftimin për situatën. Ata kanë gjetur mjetin tip G ku në vendin e shoferit kanë gjetur Ardian Capjan. Në vendin e ngjarjes u gjetën 46 gëzhoja që fatmirësisht nuk lanë asnjë viktimë.Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre..