Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një nga luftanijet më moderne të Vladimir Putinit u ‘godit dhe u fundos’ nga një sulm shkatërrues ukrainas me dron gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sergey Kotov në vlerë prej 65 milionë dollarësh, i cili hyri në shërbim vetëm në vitin 2022, thuhet se u godit nga një sulm shpërthyes me dronë kamikazëpranë Feodosia, në Krimenë e pushtuar.
Pamjet synojnë të tregojnë momentin e shpërthimit të madh në errësirë afër bregut.
Anija zakonisht ka një ekuipazh prej 80 vetësh – dhe fati i atyre në bord mbetet i paqartë.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, tha në Telegram të martën se “Flota ruse e Detit të Zi është një simbol i okupimit. Nuk mund të jetë në Krimenë e Ukrainës”, në një referencë të dukshme ndaj sulmit.
Ajo erdhi pasi Ura e Krimesë – lidhja kryesore lidhëse midis Rusisë dhe territorit të aneksuar – gjithashtu u gjend nën sulme të vazhdueshme, duke shkaktuar të paktën nëntë orë ndërprerje të trafikut.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…