KRYESORE

Momenti kur droni ukrainas i mbushur me 450 kg eksploziv hedh në erë anijen e marinës ruse

Një anije e marinës ruse është parë e shkatërruar teksa tërhiqet pranë një baze detare në Detin e Zi, pak orë pasi u përfol për një sulm me dron kamikazë nga ana e Ukrainës mbi flotën detare të Moskës pranë portit të Novorossiysk.

Videoja ku anija, që besohet se është Olenegorsky Gornyak e flotës së luftanijeve ruse tërhiqet nga rimorkiatorët është publikuar në rrjetet sociale, pak pasi Ministria e Mbrojtjes pretendoi se kishte penguar një sulm ukrainas me dron.

Disa blogerë rusë e identifikuan gjithashtu anijen si Olenegorsky Gornyak.

Ndërkohë është publikuar edhe një tjetër video që tregon momentin kur luftanija ruse hidhet në erë nga një dron detar pa pilot.

Videoja prej 36 sekondash, e xhiruar nga vetë droni, tregon se ai i afrohet një anije gjatë natës. Videoja përfundon pikërisht kur droni ndodhet sipër anijes, por CNN që e publikoi i pari atë nuk është në gjendje të verifikojë përfundimisht identitetin e anijes.

Në një deklaratë më herët të premten, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se dronë kamikazë synonin bazën detare Novorossiysk në provincën Krasnodar, por sulmi u zmbraps nga anijet ruse.

Ministria tha gjithashtu se rrëzoi 10 dronë ukrainas mbi Krime, gadishullin e aneksuar ilegalisht nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014.

Por, një burim ukrainas konfirmoi për CNN se një operacion i përbashkët kishte në shënjestër anijen luftarake ruse.

Sulmi ndaj anijeve detare ruse në portin e Novorossiysk të premten u krye në një operacion të përbashkët të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës me Marinën e Ukrainës. Një anije e madhe e marinës, Olenegorsky Gornyak u godit”, tha burimi ukrainas për CNN.

Sipas këtij burimi, një dron detar i ngarkuar me 450 kilogramë eksploziv TNT sulmoi anijen, e cila kishte rreth 100 ushtarakë rusë në bord.

Si rezultat i sulmit, anija ruse ka marrë dëmtime serioze dhe nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e saj”, tha burimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago