Momenti kur erërat e forta marrin me vete çatinë e një shtëpie në Serbi

Një stuhi e fortë ka goditur sot Vojvodinën dhe nga era e fortë është shembur çatia e një familjeje në fshatin Pivnicë.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e erës duke e larguar çatinë, ndërsa banorët e këtij fshati kanë apeluar qytetarët që të mos dalin në rrugë dhe të mos i lënë fëmijët jashtë për shkak të rrezikut.

Një erë e stuhishme ka krijuar kaos sot në Serbi. Pemët kanë rënë në rrugë, shiu dhe era e fortë ka lëvizur gjithçka para saj.

 

View this post on Instagram

A post shared by 192.RS (@192_rs)