Sot në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave.
Ky aksion nuk u prit aspak mirë nga serbët që jetojnë atje pasi që sulmuan Policinë dhe tentuan të bllokojnë rrugën.
Në një video, shihet se si disa protestues serb me gurë sulmojnë një autoblind të Policisë së Kosovës.
Po ashtu disa policë u sulmuan edhe fizikisht nga serbët. Protestuesit hodhën edhe bombë gazi në drejtim të Policisë së Kosovës.
Disa vetura të qytetarëve civil janë dëmtuar e djegur gjatë këtij incidenti në Veri. Policia e Kosovës ka arritur të sekuestroj mallra të ndryshme si prova materiale.
Përveç në Mitrovicë të Veriut, një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave është zhvilluar sot edhe në qytetet si Mitrovicë e Jugut, Prishtinë dhe Pejë.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…