POLITIKE

Momenti pikant / Meta – Dervishit: Betohu përpara popullit që po thua të vërtetën

Në Konferencën për Shtyp të Presidentit të Republikës, Këshilltari Dervishi tha se në datën 17 shkurt, me anë të një kërkese i është drejtuar Qendrës së Publikimeve Zyrtare për të marrë informacion, ku është mësuar se Ministria e Drejtësisë ka dërguar për botim shkresën për emërimin e Arta Vorpsit.

“I kërkuam QPZ mënyrën e administrimit të këresës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit Meta, QPZ na është përgjigjur duke na komunikuar se: Vendimi me nr. 132 i dates 21 shtator, vendimi është dërguar për tu botuar nga Ministra e Drejtësisë, nga ana jonë nuk ka patur komunikim me të tjerët.

Kemi të bëjmë me lajthitje, jo është më keq se kaq, falsifikim. Strukturat përkatëse të Zyrës Juridike të Presidentit të Republiës po përgatisin Kallzimin Penal që do ti drejtohet SPAK për të hetuar dhe për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje”, tha Dervishi.

Pas sqarimit nga Këshilltari ligjor Dervishaj , Meta mori fjalën duke i kërkuar këshilltarit të tij të betohej përpara Popullit shqiptar se ishte duke thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Meta: Si Presidenti i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut, pa pagesë pa shpërblim. E nxorra zotin Dervishi sepse ka qenë në cdo mbledhje të komisionit të emërimeve në drejtësi. Betohu përpara popullit shqiptar që po thua të vërtetën.

Dervishi: Edhe po mos të betohem unë, i ka nxjerrë Dvorani gjithë proces-verbalet e mbledhjeve, aty kemi qenë 100%.

Meta: Ka ndonjë anëtar KED që mund të thotë se është mbledhur për të marrë një vendim të tillë?

Dervishi: Nuk besoj të ketë sepse anëtarët e KED e kanë mbyllur mbledhjen e tyre në datën 7.11. 2019 dhe nuk kanë marrë asnjë vendim në lidhje me këtë cështje, e thotë proces-verbali është i zbardhur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago