POLITIKE

Monumenti i UÇK-së së 2001-shit që po trazon Shkupin

Ngritja e një monumenti 20 metra të lartë për nder të UÇK-së në fshatin Likovë në pjesën veriore të vendit afër kufirit me Kosovën po trazon Shkupin institucional, ndonëse jo atë politik.

Inaugurimi është caktuar për të martën, më 2 maj, në 21-vjetorin e të ashtuquajturës “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, e cila e shpalli zonën “territor të lirë” gjatë konfliktit të vitit 2001.

Sipas kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, monumenti i kushtohet luftëtarëve të UÇK-së. “Për atë që këta dëshmorë dhanë për lirinë tonë, ne e ndërtuam Kullën Përkujtimore në kujtim të veprës së tyre heroike. Kulla monumentale do të jetë gati për inaugurimin më 2 maj. Lavdi dëshmitarëve të popullit”, ka shkruar Arifi në profilin e tij personal në rrjetet sociale.

Monumenti ku në krye është shqiponja dykrenare shqiptare ka kushtuar 210 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Likovës deklaroi se për ndërtimin e monumentit janë dhënë të gjitha lejet e nevojshme. Por, Ministria e Transportit e ka mohuar. Nga ana e saj, Ministria e Kulturës pretendoi se kompetencën për të deleguar e kanë Kuvendi ose njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Kulturës nuk është e përfshirë në ndërtimin e monumenteve në asnjë pjesë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e  këtij dikasteri.

“Ngritja e monumenteve rregullohet me ligj dhe vendimin e merr parlamenti. Është shkelur ligji përkatës, me ngritjen e një monumenti në nderim të viktimave të UÇK-së”, thonë ekspertë të fushës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke folur për mediat e vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago