FOTO&VIDEO

Shtetasi shqiptar në Greqi arrestohet se shkelmoi dhe hodhi në det një mace

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një shqiptar, i cili u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë greke dhe më pas e hodhi atë në det.

Ky veprim i shqiptarit ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar në mënyrën më të ashpër.

Madje për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, i cili ka thënë se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. 

Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Sipas mediave greke i riu shqiptar 30 vjeç u arrestua në banesën e tij, pasi u identifikua nga një tatuazh, ndërkohë që ai ka qenë i etiketuar nga autoritete greke për trafik droge.

Ndërkohë në një reagim që ka bërë i riu në rrjetet sociale ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë pesë birra të tjera”, thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram teksa poston foto me kafshë në përpjekje për ta bindur se është dashnor i kafshëve dhe jo abuzues i tyre.

Sipas ligjeve greke dhuna ndaj kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago