Vizion Plus siguron fotot e Florin dhe Renato Mhillaj, nipi dhe i biri i Genc Mhillaj, të shpallur në kërkim nga policia si autorë të vrasjes së çiftit Mujeci për gjakmarrje.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë.
Drejt makinës me të cilën lëvizte çifti i bashkëshortëve Gentjana Mujeci 32 vjeç dhe Kreshnik Mujeci 39 vjeç u qëllua me breshëri plumbash.
Si pasojë të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Një ditë më pas, policia njoftoi se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ky i fundit është djali i Genc Mhillaj nga Torovica, i vrarë në vitin 2016.
Ka disa pista hetimi, ndërsa ajo me kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër.
Rreth një vit pas ngjarjes, ai dhe vëllai i tij, Lin Mujeci, u arrestuan si të dyshuar. Sipas hetimeve të kohës, ata i kishin zënë pritë viktimës dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti për motive të dobëta.
Megjithatë, procesi gjyqësor mori një tjetër rrjedhë. Në vitin 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy, ndërsa një vit më pas edhe Apeli la në fuqi këtë vendim. Çështja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë në tetor të vitit 2024.
Kontrolle janë ushtruar ne disa banesa ne Torovice, Malecaj dhe Balldre ndërsa janë marre me pyetje disa persona por pa arritur dot ne identifikim konkret.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…
Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…